Merkato

Çmenduri, Real Madrid ofron 307 milionë euro për sulmuesin…

Real Madrid ka vendosur të bëj një ofertë historike, më të madhen në historinë e futbollit, për të marrë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Në verën e kaluar, Neymar u largua nga Barcelona për në “Parc des Princes”, por vetëm pak muaj nga ky transferim u kuptua se braziliani nuk ishte i lumtur me jetën në kryeqytetin francez.

Sipas asaj që ka shkruar “The Sun”, tre herë radhazi fituesit të Champions League, do të ofrojnë 307 milionë për të marrë brazilianin 26-vjeç.

Në shtator do të futet në fuqi një klauzolë që do t’i lejojë Neymar të largohet nga PSG për 263 milionë euro në qershor 2019, ndërsa Real bëhet gati të jap edhe 44 milionë euro më shumë për ta marrë gjatë kësaj vere.

Neymar pritet të jetë “ylli” i ri në “Bernabeu” pasi Cristiano Ronaldo ka bërë gati valixhet sepse kërkon 60 milionë euro në sezon, shifër që Florentino Perez nuk ka ndërmend ta paguajë.

Më shumë nga Merkato