Connect with us

Fitnes

Çmenduria e alpinistit Alex Honnold, ngjitet në majën e malit pa asnjë ndihmë

31-vjeçari nga Sacramento, Alex Honnold, ka realizuar dy ditë më parë të paimagjinueshmen, duke u ngjitur në malin e Yosemine Park pa asnjë masë sigurie. Ai është ngjitur vetëm me forcën e duarve dhe këmbëve, duke përshkuar një distancë vertikale prej 914 metrash pa asnjë lloj ndihme. Dhe në çdo hap që hidhte ai rrezikonte jetën, pasi gabimi më i vogël mund t’i kushtonte shtrenjtë, por në fund ia doli mbanë.

Alpinisti Alex Honnold duke u ngjitur në malin e Yosemine Park pa asnjë masë sigurie

Ai e realizoi këtë ngjitje vertikale për 4 orë, duke e nisur ngjitjen në orën 5:30 të mëngjesit dhe mbërriti në majë në orën 9:28 të paradites. Për të mos patur etje gjatë ngjitjes kishte vendosur më parë shishe me ujë në gropa të ndryshme. Ai e kishte studiuar me dhjetra e qindra herë malin e famshëm para se të ndërmerrte këtë nismë të vështirë.

Alpinisti Alex Honnold duke u ngjitur në malin e Yosemine Park pa asnjë masë sigurie

“Kisha 8 vjet që e mendoja këtë ngjitje pa asnjë mjet sigurie me vete. sa herë që ngjitesha thosha me vet “O Zot, si mund t’ia dal mbanë”. E kuptoj që për ata që nuk merren me alpinizëm kjo mund të duket çmenduri, por unë kam 20 vjet që merrem me këtë sport. Për t’ia arritur qëllimit më janë dashur shumë vite punë. Pjesa më e vështirë e ngjitjes ishte 700 metra larg majës, pasi duhet të lëvizësh me gishta.

Më shumë nga Fitnes