Seria A

Çmenduria e Douglas Costa, precedentët frikësojnë Juventus-in

Ka qenë një gjest i çmendur dhe që do t’i kushtojë shumë yllit të Juventus, Douglas Costa, i cili ka pështyrë lojtarin e Sassuolo-s, Di Francesco në fundin e ndeshjes të fituar 2-1 nga bardhezinjtë.

Lojtari është ndëshkuar me karton të kuq, por precedentët tregojnë se lojtari rrezikon më shumë javë skualifikim: tri ndeshje pezullim janë dhënë, për shembull, për Castaignos në Inter-Bologna, e luajtur në shkurtin e 2012-ës.

I njëjti dënim është dhënë për një nga rastet e para të kapura nga prova televizive: pështymja e Zago ndaj Simeone në një derbi Roma-Lazio (1999) i kakushtuar tri ndeshje mbrojtësit brazilian.

Nuk ka patur ndëshkim (prova televizive nuk ka ekzistuar në atë kohë) për Frankie Rijkaard, i cili ka pështyrë Rudi Voller në një ndeshje Gjermani-Holandë.

Ndërkohë, ka qenë më i ashpër vendimi i gjykatësit sportiv në Lazio-Chelsea, e luajtur në Champions League: Mihajlovic pështyu Mutu dhe u ndal për tetë ndeshje (ndëshkimi ka qenë më i rëndë së te mëparshmit për shkak të fyerjeve ndaj arbitrave).

Nuk mund të lihet pa përmendur edhe Francesco Totti, i cili pështyu Pulsen në Itali-Danimarkë, e vlefshme për Euro 2004, duke u ndëshkuar për 3 ndeshje.

Duke u kthyer te Seria A, duhet përmendur pështymja e Samuel ndaj Nedved dhe ajo e Fernando Couto ndaj Erjon Bogdanit në një Parma-Livorno të 2007-ës: edhe në këto raste ndëshkimi ka qenë 3 ndeshje pezullim.

Më shumë nga Seria A