Futboll

Çmenduria e Simeone në derbi: “Morata, hadje me mua te Atletico!”

U çua nga pankina ku ka qëndruar gjatë në këtë sezon, hoqi tutat, për të veshur jelekun e nxehjes dhe fiks në atë rrugëtim të shkurtër Alvaro Morata kaloi përpara syve të një Simeone aspak komod dhe rehat, teksa ishte dëshmitar në fundosjen e Atleticos së tij përballë goditjeve të Real Madrid në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Cholo vendosi dorën përpara buzëve të3 tij dhe diçka i pëshpëriti sulmuesit spanjoll, por çfarë?

Imazh i ngjashëm

Sipas gazetarit spanjoll të “Deportes Cope”, Melchor Ruiz, trajneri i “Colchoneros” i tha: “Hajde me mu ate Atletico”. Një frazë e artikuluar me buzëqeshje në mes të një gjysmëfinale të Champions League, një kërkesë që fsheh një të vërtetë të thellë. Në fakt nuk është një mister interesimi i Simeone për ish-Juventinin. Në limitet e merkatos së fundit verore, Atletico Madrid tentoi të blejë sulmuesin Morata, që në përfundim zgjodhi rikthimin në shtëpinë mëmë. Nga ana tjetër, “Colchoneros” besuan më pas te Gameiro, të blerë nga Siviglia.

Rezultate imazhesh për morata griezmann

Tashmë situata ka ndryshuar sërish, me Morata që kërkon më shumë hapësirë dhe që sipas të gjitha gjasave do të bëjë sërish gati valixhet. E kërkojnë Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, por edhe Simeone, që gjatë verës mund të humbasë Griezmann, të destinuar për në Premier League, te Manchester United. Kushedi nëse bazat për një tratativë të suksesshme nuk janë hedhur pikërisht gjatë derbit të gjysmëfinales së Champions League.

Më shumë nga Futboll