Boks

Çmime stratosferike për biletat e duelit Mayweather-McGregor

Mediat amerikane kanë publikuar sot çmimet e biletave që pritet të aplikohen për sfidën e madhe të 26 gushtit, ku do të përballen me njëri-tjetrin boksieri Floyd Mayweather dhe sportisti i arteve marciale mikse Conor McGregor. Një sfidë nga e cila sportistët do të fusin në xhep mbi 100 milionë dollarë secili, ndërkohë që çmimet e biletave pritet që të jenë të njëjta me ato të ”sfidës së shekullit” mes Mayweather dhe Pacquiao, zhvilluar në maj të 2015-ës. Po ashtu, është parashikuar që kjo përballje të ketë mbi 5 milionë PPV (pay per view-paguaj për të parë), për ta parë on-line duelin e madhe. Mayëeather, sipas bastexhinjve, që tani kuotohet si favorit për duelin me irlandezin, duke qenë se dueli zhvillohet në sportin e boksit (pesha welter), aty ku amerikani është i pampopshtur në 49 duele të zhvilluara.

“Sfida e shekullit” mes Mayweather dhe Pacquiao

Do të jetë kompania e Mayweather ajo që do të merret me promovimin e këtij eventi (Mayweather Promotions), e cila do të transmetohet live dhe shpërndahet për mbarë botën nga “Showtime Sports”. “Ky është një event i paprecedent në sport. Nuk shihet shpesh një përballje e tillë në sportin e sotëm, ndaj është e pamundur të parashikohet se sa shitje on-line do të ketë”, tha Stephen Espinoza, shefi i “Showtime Sports”. Çmimi i shitjes on-line të duelit Mayweather-Pacquiao ishte 100 dollarë dhe ajo përballje pati 4,4 milionë PPV, një rekord. Ndërsa çmimet e biletave për atë përballje nisën nga 1,500 dollarë deri në 128 mijë dollarë, për biletat në reshtin e parë, atë afër ringut. Por duket qenë se kjo përballje Mayweather-McGregor është unike, çmimet pritet të jenë edhe më të larta, si të biletave ashtu dhe të shitjes on-line. Çka do të thotë që bileta më e lirë pritet të kushtojë 2,860 dollarë, pa llogaritur biletat e zonës “vip”.

Më shumë nga Boks