• Çmimet e FIFA-s, Claudio Ranieri zgjidhet trajneri i vitit…

    Publikuar: 9 Jan 7:46

    Claudio Ranieri është zgjedhur “trajneri i vitit 2016” nga FIFA gjatë ceremonisë së organizuar nga qeveria e futbollit botëror në Zyrih. Votat e kapitenëve dhe trajnerëve të skuadrave përfaqësuese kanë përcaktuar trajnerin e Leicester si më të mirin ndër kolegët, pas titullit të fituar në Premier League.

    Pikërisht mrekullia që bëri Leicester, e cila e nisi sezonin me koeficientin e titullit 5000 por arriti të shpallet kampione, solli vlerësimin maksimal për trajnerin e “dhelprave”. Ranieri u zgjodh më i miri, duke mposhtur konkurrencën e Zidane Zidane, fitues i Champions League dhe Botërorit për Klube me Real Madrid, dhe Fernando Santos, fitues i Euro 2016 me Portugalinë.

    Ranieri e mori çmimin nga duar e Diego Armando Maradona. “Jam i çmendur nga lumturia. Faleminderit që më votuat. Jam 65-vjeç dhe tani po nis punën si trajner,” – tha Ranieri, i cili fitoi titullin e parë në karrierën e tij 30 vjeçare. Italiani ka drejtuar Cagliari, Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Parma, Juventus, Roma, Inter, Monaco dhe kombëtaren e Greqisë.

    [interaction id=”5873d823122b4b812e1431df”]


    Lexo postimet e tjera