Champions League

“Çmimi Lojtari i FIFA 2018 është një gënjeshtër, Messi është në një nivel tjetër”

Ylli i Barcelona-s Lionel Messi është në një kategori tjetër nga pjesa tjetër e botës dhe çmimi i Lojtarit të Vitit nga FIFA është një gënjeshtër, sipas shokut të ekipit Jordi Alba.

Messi prodhoi një tjetër paraqitje fantastike në fitoren 4-2 të Barcelona-s ndaj Tottenham në Champions League ditën e mërkurë.

Mbrojtësi i majtë nuk e quan çmimin e FIFA-s dhe thotë se Messi është në një nivel tjetër nga të tjerët.

“Për mua, çmimi i FIFA-s është një gënjeshtër. Modric është një nga lojtarët më të mirë në botë,” shprehet Alba për Marca.

“Por Messi është në një kategori tjetër, ai luan në një tjetër nivel. Edhe njëherë tjetër ai tregoi se është më i miri në botë.

“Ai është më i miri dhe kur luan ashtu na përmirëson edhe ne të tjerët.”

Messi ka shënuar 10 gola në po aq ndeshje këtë sezon, duke dhënë edhe pesë asiste.

Më shumë nga Champions League