Formula 1

Çmimi marramendës, ja sa u shit në ankand Ferrari i Michael Schumacher

Makina Ferrari, me të cilën piloti gjermani Michael Schumacher fitoi garën e Çmimit të Madh të Monakosë në vitin 2001, doli në ankandin e zhvilluar në Nju Jork dhe u shit për vlerën e 7.5 milionë dollarëve. Ankandi u zhvillua nga kompania e specializuar për shitje të sendeve me vlerë Sotheby’s dhe shuma me të cilën u ble makina e pilotuar nga 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kaloi çdo parashikim.

Parashikohej që shuma maksimale të ishte 4,5 milionë dollarë, por makina u shit 3 milionë dollarë më shumë. Kompania Sotheby’s e kishte cilësuar “kokëkuqen” e vendosur në ankand si “makinën e garave më të madhe të historisë së Formula 1”, ndaj dhe vlera e saj u rrit ndjeshëm. Michael Schumacher, që e ka pilotuar këtë makinë, vazhdon ende të jetë në fazë rehabilitimi, pas aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013.

Makina Ferrari e Michael Schumacher ne garën e Çmimit të Madh të Monako

Më shumë nga Formula 1