Kampionati Shqiptar

Çmimi, Sabien Lilaj shpallet lojtari i muajit shtator

Përpara fillimit të ndeshjes ndaj Laçit, e vlefshme për javën e pestë të Superiores, mesfushorit korçar Sabjen Lilaj i është dorëzuar çmimi “Lojtari më i mirë i muajit shtator” nga shoqata “Sporti na bashkon”. Çmimi i është dorëzuar Sabjenit nga ish-futbollisti i Skënderbeut, Dhimitraq Xhambazi. Sabien Lilaj ka luajtur 4 ndeshje në këtë kampionat për kuqebardhët, ose 360 minuta lojë. Ai ka shënuar edhe tre gola, respektivisht ndaj Kukësit, Partizanit dhe Flamurtarit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar