Connect with us

Bundesliga

Coman do të blihet! E konfirmon Ancelotti

A është e mundur që Kingsley Coman të luajë edhe në sezonin tjetër te Bayern? Duket se po. “Tani ai është gati për lojë”, – u shpreh sot trajneri Carlo Ancelotti. Klubi bavarez ka të drejtë deri më 30 prill për të marrë vendimin mbi mesfushorin, i cili është huazuar në vitin 2015 nga Juventus për dy sezone. Fillimisht Bayern ka paguar 6 milionë euro për 21-vjeçarin dhe, nëse do ta blejë përfundimisht atë, do të duhet të paguajë edhe 21 milionë euro të tjera në arkën e “Zonjës së Vjetër”.

“Kingsley ka pasur shumë probleme, por tani është në formë të mirë. Ideja është që ai të luajë këtu edhe në sezonin e ardhshëm”, – tha Ancelotti. Një deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, para disa ditësh, por idealja për lojtarin do të ishte që klubi ta merrte vendimin shpejt dhe jo të presë deri në afatin e caktuar. Në këtë mënyrë, Bayern do të tregonte se ka besim te lojtari i kombëtares së Francës. Gjithsesi, presim ditën e gjykimit. Gjermanët e dinë më mirë.

Më shumë nga Bundesliga