UFC

“Conor McGregor është gjithnjë i përkëdheluri i UFC-së”

Joe Rogan, komentari i njohur i dueleve kryesore të UFC-së, beson se presidenca e këtij sporti i ka dhënë një trajtim special kampionit irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor edhe pse ky i fundit ishte protagonist i incidenteve me autobusin e sportistëve para eventit të UFC-223. Duke folur për mediat, Joe Rogan tha: “Imagjinoni sikur atë karrige ta kishte hedhur Ray Borg dhe në autobus të ishte McGregor. Karriera e Borg do të ishte mbyllur menjëherë, ndërsa ndaj Conor nuk merret asnjë masë, pasi atij i bëhet një trajtim special nga UFC-ja”.

Pas atij incidenti, irlandezi u arrestua poasi u dorëzua në polici dhe u la i lirë pasi pagoi një gjobë prej 50m mijë dollarësh, vendim që mori gjykata e Nju Jorkut. McGregor u akuzua për veprimtari kriminale, pasi Borg dhe Chiesa u dëmtua pas sulmit që bëri irlandezi ndaj autobusit ku ishin sportistët pas konferencës për shtyp. Pas incidentit, presidenti i UFC-së, Dana White tha se askush nuk do të duelojë më ndaj McGregor, por sot gjërat kanë ndryshuar, pasi irlandezi është një makinë parash për UFC-në, ndaj pritet që ai të rikthehet sërish në kafaz.

Më shumë nga UFC