Çiklizëm

Contador nuk heq dorë: E fitoj Turin e Francës

Edhe pse 34 vjeç, çiklisti spanjoll Alberto Contador beson se mund t’ia dalë mbanë dhe të fitojë Turin e Francës. këtë vi tai do të jetë kapiteni i skuadrës Trek-Segafredo dhe ka nisur prej kohësh përgatitjen për një sezon të gjatë dhe të vështirë. Në një deklaratë për mediat italiane, spanjolli pranon se objektivi i tij kryesor për këtë vit është turneu francez. “Nuk mund të them se sa përqind kam për ta fituar atë turne, pasi shpesh gjërat varen nga episodet. Por nëse do të mendoja se nuk e fitoj dot atë turne, më mirë të mos shkoj fare. Nuk më intereson nëse renditem i dyti apo i treti”, u shpreh Alberto Contador.

Çiklisti spanjoll Alberto Contador

Spanjolli pranon se rival ii tij kryesor në këtë turne do të jetë sërish britaniku i Sky, Chris Froome. “Vjet ai fitoi pasi kolumbiani Quintana nuk ishte në formën optimale. Skuadra Sky ka një buxhet të madh dhe mund të krijojë jo një, por dy skuadra të nivelit të lartë. Megjithatë, mua më intereson që të jem në formën më të mirë të mundshme kur të nisë Turi i francës. Mollema dhe Pantano janë dy personat që duhet të jenë në krah meje në çdo moment për të fituar atë turne”, tha Contador në lidhje me planet e tij të këtij viti.

Më shumë nga Çiklizëm