Çiklizëm

Contador pas tërheqjes: Kanë bërë padrejtësi, më kanë hequr dy trofe

Më kanë hequr një trofe të Xhiros së Italisë dhe një Tur të francës. kjo ka qenë një padrejtësi. Njerëzit e dinë se ky ka qenë një nga padrejtësitë më të mëdha që janë bërë në sport”, ka qenë deklarata e bërë sot nga çiklisti spanjoll Alberto Contador, që u tërhoq nga sporti më 10 shtator, pas përfundimit të Vueltës së Spanjës. 34-vjeçari do të nisë një jetë të re, larg sportit të tij të preferuar, që u njollos pas skandalit doping në vitin 2010, kur doli pozitiv me clebunterol.

Ciklisti spanjoll Alberto Contador

Kjo solli edhe heqjen e trofeve të Turit 2010 dhe Xhiros së Italisë 2011 që spanjolli pati fituar. “Nga ato turne më ka mbetur në mend vetëm ndjesia që njerëzit më dhanë kur shihnin garat, puna e madhe që kam bërë për t’i fituar ato. Nuk u jap shumë rëndësi atyre që shkruhen, por për fat të keq është një njollë që do ta mbaj pas tërë jetën edhe pse padrejtësisht”, u shpreh më tej Contador, që në karrierën e tij, përveç dy trofeve të hequr, ka fituar edhe 2 Xhiro të Italisë, 2 Tur të Francës dhe 3 Vuelta të Spanjës.

Më shumë nga Çiklizëm