Çiklizëm

Contador thotë “mjaft””: “Vuelta, e fundit për mua!”

Contador thotë “mjaft””: “Vuelta, e fundit për mua!”

Alberto Contador ka postuar një mesazh në rrjetin social “Instagram” me anë të së cilit i bën të ditur të gjithëve se Vuelta e Spanjës do të jetë veprimtaria e fundit në karrierën e tij. Ka qenë shumë i prekur emocionalisht dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Ka kaluar një jetë duke pedaluar dhe në moshën 34 vjeçare, pas një liste të gjatë suksesesh, ka vendosur të zbresë nga biçikleta përgjithmonë.

Profesionist që nga viti 2003, Contador është një nga 6 çiklistët në historinë e këtij sporti që i ka fituar të tre Xhirot e Mëdha: “Giro d’Italia” (2008 dhe 2015), “Tour de France” (2007 dhe 2009), Vuelta (2008, 2012 dhe 2014)

Me pseudonimin “El Pistolero”, ai konsiderohet si një nga çiklistët më të mirë të epokës ku garoi. I kompletuar, i fortë në malore dhe në kronometër, ka qenë një nga protagonistët e këtij sporti në dhjetë vitet e fundit. Megjithatë erdhi edhe për të momenti i lamtumirës. Turi i fundit, i mbyllur në vendin e nëntë me nëntë minuta disavantazh nga fituesi Froome, ndoshta e bindi të largohet më shpejt sesa mendohej.

Gracias a tod@s! Thanks to all!

A post shared by Alberto Contador (@acontadoroficial) on

Më shumë nga Çiklizëm