Champions League

Conte: 7 ndeshje në 21 ditë janë shumë, më duhet të bëj rotacion

Antonio Conte ka pranuar se ai duhet të rrezikojë dhe të përdorë rotacionin në rikthimin e Europë. Kampionët e Premier League do ta nisin sezonin e Champions League ndaj Qarabag të Azerbajxhanit. Conte është pa Danny Drinkwater, i cili pësoi një tërheqje gjatë seancës stërvitore të së dielës. “Është e nevojshme të bësh rotacion,” shprehet trajneri i Bluve. “Shtatë ndeshje në 21 ditë nuk është e lehtë.”

“Në të shkuarën, përpara ndeshjeve të Champions League kam lënë pushim disa lojtarë, por në Angli është shumë e vështirë ta bësh këtë. Në Premier League mund të humbasësh ndaj një skuadre në mesin e tabelës.”

Hazard made his first Chelsea appearance of the season in Saturday's 2-1 win at Leicester

“Luajtëm dy ditë më parë, tani në Champions dhe më pas ndaj Arsenalit të shtunën. Pastaj në Carabou Cup dhe dy ndeshje të tjera në Premier League dhe më pas ndeshemi me Atletico-n. Është e nevojshme të bëhet rotacion. Përndryshe do të futemi në fushë pa energji. Të luash 60-65 ndeshje në nivel të lartë nuk është e lehtë. Mendoj se ndeshja ndaj Qarabag është e vështirë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm.”

Conte suggested he would rotate his team against Qarabag to deal with fixture congestion

Më shumë nga Champions League