Kampionatet në Europë

Conte: Chelsea kurrë nuk është interesuar për Vardy

Chelsea mendohet të jetë i interesuar për të shtuar një sulmues në janar, me Michy Batshuayi duke kërkuar një huazim, por Antonio Conte këmbëngul se ai kurrë nuk ka kërkuar një transferim të Jamie Vardy nga Leicester City. Vardy është padyshim sulmuesi më i rëndësishëm i Leicester, teksa e ndihmoi klubin e tij të fitojë një titull të Premier League në sezonin 2015-2016, nën drejtimin e Claudio Ranierit, duke shënuar 24 gola këtë sezon. Ai përballet me një garë për të qenë i aftë për vizitën e tij në “Stamford Bridge”, të shtunën, pas mungesës së një ndeshjeje të raundit të tretë të “FA Cup”, kundër Fleetwood Town.

Conte thotë se, ndërsa e admiron Vardy, Chelsea kurrë nuk i është afruar sulmuesit gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”. “Jo, sinqerisht nuk kemi folur për të, por përsërisim që po flasim për një lojtar me të vërtetë të mirë, – u tha Conte gazetarëve në qendrën e trajnimit në Cobham. – Sigurisht që Vardy është një lojtar me të vërtetë i mirë, por nuk më pëlqen të flas për lojtarët e ekipeve të tjera. Unë e vlerësoj shumë këtë lojtar, sepse është me të vërtetë i mirë. Vardy luan për ekipin kombëtar dhe po shënon me rregullsi në këtë kampionat”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë