• Conte: Dikush është i bezdisur nga suksesi ynë

    Publikuar: 5 Jan 10:05

    Pas 102 ditësh nga humbja e pësuar kundër Arsenal-it, Chelsea i Antonio Conte-s ka rënë në “White Hart Lane” nën goditjet e Dele Alli dhe të Tottenham, duke ndalur një vrapim prej 13 fitoresh të njëpasnjëshme. Ish-trajneri i Italisë dhe Juventus, ashtu siç pritej, nuk ka qenë aspak i kënaqur, pavarësisht se “Blues” kanë ruajtur avantazhin prej pesë pikësh ndaj vendit të dytë: “Duhet të jemi të kënaqur sepse kemi marrë 13 fitore radhazi dhe në këtë kampionat nuk është aspak e lehtë. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë”.

     

     

    “Vijmë nga një vend i dhjetë i vitit të kaluar, – ka vazhduar Conte, – lojtarët janë pothuajse të njëjtët. Zhurma e armiqve? Askush nuk mendonte se mund të shkonim kaq lartë, për këtë arsye është normale që dikush të jetë i bezdisur. Këtë vit Chelsea ishte pjesë e atyre skuadrave që nuk duhej të luftonin për titullin. Trajneri ishte i ri, lojtarët ishin të njëjtët dhe merkato nuk ka qenë e kënaqshme. Fakti se jemi aty ku jemi nuk pëlqehet nga dikush. Por ne duam të vazhdojmë të jemi të bezdisshëm”.

     


    Lexo postimet e tjera