Futboll

Conte është në pritje të telefonatës nga “pasanikët”!!!

Conte është në pritje të telefonatës nga “pasanikët”!!!

Antonio Conte është në pritje të një telefonate nga gjigantët francezë të Paris SG, teksa vazhdojnë dyshimet për të ardhmen e tij te Chelsea. Ka qenë një sezon i vështirë për kampionët e Anglisë në fuqi, që pavarësisht nga fitorja 1-0 kundër Manchester United në “Stamford Bridge”, presioni nuk është larguar. Sipas “Le10Sport”, Conte e pëlqen idenë e vazhdimit të karrierës te PSG. Gjithsesi, Parisi nuk është klubi i vetëm i interesuar për italianin, që pëlqehet edhe nga AC Milan.

Eshtë thuajse e sigurt se Paris SG do të largojë Unai Emery në fund të sezonit, me përjashtim të mundësisë që ky i fundit të fitojë Champions League. Emri i Antonio Conte është ai që intrigon më shumë francezët, teksa pëlqehet edhe Mauricio Pochettino i Tottenham, por mundësitë që Pochettino të vazhdojë karrierën në Londër, janë më të mëdha se ato të italianit Conte, që duket në vitin e fundit në “Stamford Bridge”.

Më shumë nga Futboll