Connect with us

Premier League

Conte frikëson Chelsea-in: Më mungon familja…

Ëndrra e ndaluar e Inter-it dhe i grupit Suning, për sezonin e ardhshëm, quhet Antonio Conte. Njeriu që po bën të fluturojë Chelsea-in në Premier League është një objektiv i komplikuar për pronarët e rinj të klubit milanez. Megjithatë, kjo mundësi nuk është braktisur akoma. Antonio ka dribluar pyetjet në lidhje me Inter-in, në ditët e fundit, por në Angli ka qarkulluar një pjesë e intervistës që trajneri italian ka zhvilluar me “Guardian” në lidhje me çështjet familjare. Kjo, sipas thashethemeve, është një nga arsyet kryesore që Conte mund të vendosë t’i thotë lamtumirë Anglisë.

Këto kanë qenë fjalët e ish-trajnerit të Juventus dhe Italisë: “Problemi im i vetëm këtë vit ka qenë distanca me familjen. Ata e ndiejnë mungesën time: kanë qëndruar në Itali, gjithmonë. E vërteta është se është një mangësi e madhe, edhe unë kam nevojë për ata”. Një sinjal për Inter-in? Jo domosdoshmërisht, duke parë se Conte ka pranuar se familja e tij mund të transferohet në Londër: “Po punoj për të ardhmen, në mënyrë që familja ime të bashkohet me mua në Londër. Shpresoj që të ndodhë, kam shumë nevojë”. Sigurisht, çështja e familjes është një temë shumë e rëndësishme për Antonio-n, i cili shumë shpejt do të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Inter shpreson, Chelsea i ka ofruar rinovimin. Ndeshja është akoma e hapur…

Më shumë nga Premier League