Merkato

Conte i hap rrugën Allegri-t te Chelsea: Gjithçka është…

Antonio Conte vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij. Pas replikës dhe kundër replikës me Jose Mourinho-n, në konferencën për shtyp të zhvilluar para ndeshjes së Chelsea me Leicester, ka folur për të ardhmen e tij:

“Allegri apo Luis Enrique te Chelsea në qershor? Gjithjçka është e mundur. kam akoma edhe një vit kontratë këtu, por në futboll gjithçka ndryshon brenda ditës. Për një moment je këtu dhe sa hap e mbyll sytë shikon dikë tjetër në vendin tënd”.

Nga e ardhmja tek e kaluara, me Conte-n që ka zbuluar një prapaskenë kur ai ka qenë trajner i Juventus: “Alexis Sanchez? E vlerësoj shumë dhe ai i di mirë se kam bërë gjithçka ishte e mundur kur kam qenë trajner i Juventus, por ka përfunduar tek Barcelona”.

Më shumë nga Merkato