Futboll

Conte i akuzuar nga Chelsea: “Më i keq se Mourinho! Nëse nuk të pëlqente, atëherë dilje nga dera”

Një lamtumirë e shkruar, e preventivuar dhe që në përfundim ndodhi. Dalja nga Cobham në makinën e Cudicini, mesazhet e lamtumirës së stafit dhe futbollistëve, gjithçka sipas skenarit. Conte nuk është më trajner i Chelseas, dhe si gjithmonë, edhe armikut më të madh i lejohet nderi uljes së armëve. Por jo, ky nuk është rasti i Chelseas dhe Antonio Conte. Të paktën sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Sun”, sezoni i fundit i trajnerit italian në drejtimin e Bluve të Londrës ka rezultuar të jetë një vit i ashpër. Sipas dy burimeve nga brenda klubit londinez, të cituara nga “Sun”, por të paidentifikuara, faji ishte i vetë Conte, që ngadalë humbi mbështetjen e të gjithë futbollistëve, duke filluar nga David Luiz e Diego Costa, përmes sjelljeve që nuk janë pëlqyer nga vetë të interesuarit direkt.

“Nga jashtë dukej sikur Conte të ishte në kontroll absolute të gjithçkaje, sikur zotëronte këtë etikë të jashtëzakonshme pune dhe se gjithçka shkonte sipas planeve në mënyrë të mrekullueshme. Por për futbollistët nuk ishte asak njëlloj. Ndonjëherë stërvitjet dilnin në program nga hiçi, nga një ditë në tjetrën. Edhe ndonjëri si Mourinho do të kishte bërë një program më të saktë, por do të kishte qenë edhe i gatshëm të ndryshonte ide nëse gjërat nuk do të funksiononin, mbase duke kërkuar këshilla nga kapiteni ose drejtuesit. Conte, jo. Ose bëhej ajo që thonte ai, ose dilje jashtë”, citon “The Sun” njërin prej burimeve.

Ndërkohë burimi tjetër i përmendur nga tabloid britanik deklaron: “Hiqte ditët e pushimit pa asnjë paralajmërim dhe nuk i mbushej mendja ndryshe. Mbase futbollistët kishin programuar ndonjë udhëtim me familjet e tyre, por Contes nuk i interesonte. Edhe Mourinho mund të gabonte, por futbollistët kishin shumë besim tek ai. Ishte i hapur ndaj sugjerimeve, krejt ndryshe nga Conte. Le ta themi troç: nëse je në gjëndje të bëhesh armik me Willian, që është një prej futbollistëve më të qetë në botë, atëherë mund të bëhesh armik me këdo”.

Më shumë nga Futboll