Connect with us

Bundesliga

Conte i prish punë Bayern-it për mbrojtësin Süle

Niklas Süle mund të mos transferohet te Bayern München. Këtë e paralajmëroi së fundmi presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness. Sipas tij, Hoffenheim mund të tundohet nga ofertat e klubeve të tjera, meqë është mësuar lajmi se rekordmenët do të paguajnë “vetëm” 25 milionë euro për të blerë një lojtar me të ardhme. Chelsea dhe PSG-ja duket se i kanë sugjeruar Hoffenheim-it ta shesë më shtrenjtë 21-vjeçarin.

“Kjo çështje ka ende probleme të mëdha”, – tha Hoeness për revistën gjermane “Kicker”. Çmimi i transferimit mund të rrezikojë seriozisht marrëveshjen”, – shtoi ai. Kontrata e Süle-s te Hoffenheim përfundon në vitin 2019. Ndërkohë, Bayern thuhet se ka mbyllur transferimin e mesfushorit të Hoffenheim-it, Sebastian Rudy, të cilit i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj kontratë me skuadrën aktuale.

 

[interaction id=”585bf538804953407ce1a148″]

Më shumë nga Bundesliga