Futboll

Conte: Kjo do të jetë një humbje e madhe për Chelsea

Antonio Conte pranon se John Terry do të jetë një humbje e madhe për Chelsean – por thotë se nuk habitet nga vendimi i tij për t’u larguar. Terry do të largohet nga Chelsea pas 22 sezoneve në verë, por dëshiron të vazhdojë të luajë. Ai ka luftuar nën drejtimin e Conte këtë sezon me lëndime dhe pastaj forma e të tjerëve që kufizojnë paraqitjet e tij në vetëm 10, dhe vetëm katër si titullar në Premier League. 36-vjeçari luajti së fundi në mes të shkurtit kundër West Brom në një fitore 2-0. “Nuk jam i befasuar për këtë reagimi” tha Conte.

Related image

“Jam duke e përsëritur se John, për mua në këtë sezon të parë, është shumë i rëndësishëm. Ai po më ndihmon edhe jashtë fushës, është një kapiten i madh. Problemi është se ai dëshiron të luajë rregullisht dhe për këtë arsye ne duhet ta respektojmë vendimin e tij. Kam qenë vet futbollist dhe kur arrin në këtë pikë të karrierës tënde dhe trupi yt ju thotë të vazhdoni –jepini të drejtë”, deklaroi Conte.

“Duhet ta respektojmë vendimin e tij. Nëse më pyesin nëse është një humbje serioze për sezonin e ardhshëm… po, unë mendoj kështu. Terry është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. Ne po hedhim themelet dhe ai është i rëndësishëm për këtë”, tha trajneri i Bluve që kryeson kampionatin anglez me 75 pikë, 4 më shumë se Tottenham në vend të dytë.

Më shumë nga Futboll