Premier League

Conte mbi Mourinho-n: Përçmimi është reciprok

Antonio Conte i është kundërpërgjigjur komenteve të fundit të Jose Mourinho-s duke insistuar se nuk është i shqetësuar nga trajneri i Manchester United duke shtuar se fle shumë mirë.

Mourinho pretendoni se e përçmonte trajnerin e Bluve, i cili e quajti portugezin një njeri të vogël dhe fals gjatë duelit në distancë.

Por pasi Chelsea la dy pikë të tjera në luftën për titull me barazimin pa gola ndaj Leicester City pasditen e së shtunës, Conte është kundërpërgjigjur.

Kur pyetet rreth komenteve të Mourinho-s, Conte shprehet: “Edhe unë thashë se do e lë me kaq. Përçmimi është reciprok.

“Nuk e di nëse e ka thënë këtë. Por nuk shqetësohem. Fle shumë mirë.”

Me drejtuesit e FA që po e shohin me vëmendje zhvillimin e duelit në distancë, të dy thuhet të jenë këshilluar nga klubet respektive t’i japin fund luftës të fjalëve.

Tensioni i dy trajnerëve ka qenë në rritje dhe pritet të shpërthejë kur dy skuadrat do të ndeshen në Premier League pas një muaji.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League