Champions League

Conte mbron Christensen, pas gabimit të kushtueshëm kundër Barçës

Andreas Christensen i kushtoi Chelsea fitoren kundër Barcelonës, në Ligën e Kampioneve, të martën, por Antonio Conte përshëndeti “performancën e pabesueshme” të mbrojtësit. Pas një ekspozite mbrojtëse të pastër në “Stamford Bridge”, ku kampionët e Premier League udhëhoqën me golin e Willian, Christensen bëri një gabim, kur kishin mbetur edhe 15 minuta për t’u luajtur. Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, më pas ngriti Lionel Messin për të mposhtur Thibaut Courtois. Katalanasit shënuan një gol vendimtar, për ta pritur më të qetë ndeshjen e kthimit më 14 mars. Conte la kapitenin Gary Cahill në stol, por italiani tha se nuk u pendua për përzgjedhjen e Christensen në zemër të një mbrojtjeje me tre. Danezi ndërkombëtar ishte i rrethuar nga Antonio Rudiger dhe Cesar Azpilicueta.

“Ishte një shfaqje e shkëlqyer, një performancë e pabesueshme, – tha Conte në një konferencë shtypi, pas ndeshjes. – Ai është vetëm 21 vjeç dhe luan shkëlqyeshëm. Ishte një nga lojtarët më të mirë, luajti një ndeshje të nivelit të lartë dhe unë jam shumë i kënaqur për performancën e tij. Barcelona kishte një shans në pjesën e parë me Paulinhon dhe pastaj, në pjesën e dytë, me Luis Luis Suarez. Mendoj se kemi luajtur një lojë vërtet të mirë dhe duhet të jem i kënaqur, sepse lojtarët e mi bënë një përpjekje të madhe. Ata ndoqën planin, programin që ne kishim përgatitur. Barcelona tregoi se është një ekip shumë i fortë, një ekip fantastik. Rezultati nuk na favorizon, por mendoj se mund të bëjmë diçka të pabesueshme në “Camp Nou”.

Conte nuk e bëri ndryshimin e tij të parë deri në minutën e 83-të. Alvaro Morata zëvendësoi Pedron, me Danny Drinkwater, pastaj, duke ardhur për ish-mesfushorin e Barçës, Fabregas. Por Conte, i cili nuk e ka përdorur zëvendësimin e tij të tretë, me Olivier Giroud në mesin e lojtarëve të mbetur në stol, përsëriti se “vendosi një sulm me tre; Willian, Pedro dhe Eden Hazard. Pa gabimin tonë, Barça po luftonte për të krijuar një shans për të shënuar, – vijoi Conte. – Ne u përpoqëm të shfrytëzonim situatën, mos harroni që e goditëm shtyllën e portës kundërshtare dy herë. Pra, ishim edhe të pafat. Tre sulmuesit tanë luajtën shumë mirë, bënë një ndeshje fantastike”.

Më shumë nga Champions League