• Conte mbron Terry-n: “Nuk ishte karton i kuq, Chelsea do apelojë”

    Publikuar: 8 Jan 9:09

    Antonio Conte kërkon që Chelsea të apelojë kartonin e kuq të John Terry të marrë gjatë fitores 4:1 kundër Peterborough United në FA Cup, pasi beson se ishte gabimi i arbitrit ishte i dukshëm. Terry, i cili ishte titullar për të parën herë që prej humbjes në EFL Cup kundër West Ham në tetor, shkaktoi faull të pakujdesshëm ndaj Lee Angool teksa lojtari i Peterborough po vraponte drejt portës, ndërhyrje që për arbitrin Friend ishte karton i kuq. Conte pretendon se Terry nuk ishte lojtari i fundit pasi Ivanovic mund ta kishte dubluar, por përsëritjet tregojnë se Ivanovic ishte pak i larg aksionit.

    John Terry was sent off after he brought down Lee Angol as the last man with a clumsy foul

    “Nuk mendoj se arbitri ka marrë vendimin e duhur. Terry nuk i ndërhyri keq kundërshtarit – dhe arsyeja e dytë – prapa Terry-t ishte Ivanovic. Është një mëkat. Mendoj se duhet të respektohet gjyqtari por në këtë rast mbase do të apelojmë për këtë situatë pasi është shumë e qartë dhe mendoj se Terry nuk e meriton këtë,” shprehet trajneri italian pas ndeshjes. 36 vjeçari Terry ishte në fushë katër ndeshjet e para të këtij sezoni por dëmtimet nuk e kanë lejuar të jetë gjithmonë i gatshëm për Blutë. Conte nuk foli për të ardhmen e mbrojtësit anglez por shtoi se e vlerësonte shumë kontributin e tij prapa kuintave.

    [interaction id=”587299f52c94162c23640bb1″]


    Lexo postimet e tjera