
Antonio Conte konfirmon se Alvaro Morata do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e Chelsea-t ndaj Roma-s.
Ish-sulmuesi i Juventus-it mungonte gjatë humbjes së fundjavës ndaj Crystal Palace, por është rikthyer në skuadër për ndeshjen e radhës në Champions League.
“Alvaro do të jetë gati për ndeshjen e nesërme,” siguron Conte në konferencën për shtyp të ndeshjes.
“E dimë shumë mirë se si është situata, dhe patjetër që kur ka dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm, është një situatë e vështirë.
“Nuk është e thjeshtë kur të mungojnë lojtarë si Morata apo Kante apo Moses, tre lojtarë shumë të rëndësishme.
“Mendoj se problemi është që lojtarët e njëjtë po luajnë çdo ndeshje, dhe kemi lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë tre ndeshje në javë.
“Rrezikojmë që të humbasim lojtarë të tjerë për shkak të dëmtimeve. Shpresoj që jo.
“Ndeshja e nesërme do të jetë shumë e fortë, pasi Roma ka lojtarë tepër cilësorë. Dhe janë lojtarë që unë i njoh shumë mirë si De Rossi, Florenzi dhe El Shaarawy.”
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
