Futboll

Conte: “Morata mbetet jashtë për 1 ditë, 1 muaj ose gjithë sezonin!”

Antonio Conte shfaqi shqetësimin e tij në lidhje me gjëndjen e keqe fizike të sulmuesit Álvaro Morata, për shkak të problemeve të shfaqura nga spanjolli 12 ditë përpara ndeshjes së parë që Chelsea do të diskutojë ndaj Barcelonës, për Champions League.

“Po hasim vështirësi për të gjetur zgjidhjen në lidhje me problemet e Moratas me kurrizin. Nëse më pyesni nëse ai do të qëndrojë jashtë fushave për një ditë, një muaj, apo për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, unë nuk e kam përgjigjen, prandaj jam i shqetësuar”, deklaroi trajneri i Chelseas, Antonio Conte. Do të jetë pikërisht Giroud ai që do të zërë vendin e spanjollit të hënën, kur “Blutë e Londrës” do të përballen WBA.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll