Gossip

Conte-Mourinho, plas lufta e “gjelave” në Angli (video)!

Jose Mourinho u kthye në “Stamford Bridge” si trajner i Manchester United, duke mos lënë askënd indiferent.

Jose Mourinho u kthye në “Stamford Bridge” si trajner i Manchester United, duke mos lënë askënd indiferent. Antonio Conte e përshëndeti homologun e tij në dalje të tunelit, para se të fillonte loja, por ky ishte i vetmi veprim miqësor mes tyre. Shpërthimi ka ardhur në momentin e kartonit të dytë të verdhë për Ander Herrera, në minutën e 34-t, çka ka bërë që Mourinho të shpalosë gjithë karakterin e vet. Ai e ka përqëndruar kritikën tek arbitri i katërt.

Tempers flared on the touchline between Jose Mourinho and Antonio Conte

Duke parë se si portugezi po bënte presion mbi gjykimin, Conte nuk ka dashur të jetë më pak protagonist, ndaj ka bërë, gjithashtu, të njëjtën gjë. Në një moment të dy trajnerët i janë adresuar njëri-tjetrit. Publiku i “Stamford Bridge” ka filluar të bërtasë “Antonio, Antonio”. Kësaj gjëje, Mourinho iu përgjigj duke ngritur tre gishtat, për të kujtuar tre titujt që ai fitoi në Premier League si trajner i bluve. Arbitri Michael Oliver e thirri portugezin për ta porositur që të rrinte në zonën e tij.

Më shumë nga Gossip