Futboll

Conte “ngrin” Interin: Nuk largohem nga Chelsea

Jam i lumtur si trajner i Chelsea dhe dëshiroj të qëndroj këtu për shumë vite”, ka qenë deklarata e lëshuar sot nga trajneri italian i bluve të Londrës në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Stoke City. Një deklaratë me të cilën Antonio Conte kërkon të shuajë debatet dhe fjalët se ai mund të rikthehet në Serinë A vitin tjetër. Veçanërisht për Conte është intersuar skuadra e Interit, por trajneri italian ka deklaruar se për momentin është interesuar në fitimin e Premier League. “Për mua dhe skuadrën është e rëndësishme që të jemi të përqendruar tek e tashmja, që të ruajmë këtë ritëm deri në fund dhe të fitojmë titullin”, tha Conte.

Trajneri Antonio Conte feston me Chelsea

Më tej, ish-trajneri i kombëtarez “azzurre” shtoi: “Kemi një objektiv për të arritur dhe është e rëndësishme që të gjithë të punojmë për ta bërë atë realitet. Jemi gati për t’u përballur me këtë situatë dhe presion. Për momentin nuk më intereson merkato. Këtu ndihem mirë, kam një raport të mirë me drejtuesit dhe jam i bindur se do të gjejmë zgjidhjen e duhur në fund”, tha trajneri italian, që i trembet sfidës së nesërme ndaj Stoke, një ekip i fortë. “Jam një ekip i fortë fizikisht, ndaj duhet kujdes dhe të jemi të përqendruar në fund, duke evituar çdo fjalë që dëgjojmë për të ardhmen”, deklaroi trajneri Antonio Conte, që ka fituar edhe simpatinë e tifozëve.

Më shumë nga Futboll