Futboll

Conte: Nuk qëndroj për mëshirë, por se kanë besim tek unë

Një vit pas titullit kampion në Premier League, skuadra e Chelsea është duke bërë një rrugëtim krejt ndryshe në kampionat. Dy humbjet e fundit ndaj Bournemouth dhe Watford kanë zbrutyr “blutë” e Londrës në vendin e pestë dhe sfida për një vend në champions League duket e vështirë. Tashmë skuadra e trajnerit Antonio Conte duelon për trofe vetëm në dy fronte, në Champions dhe FA Cup, ndërkohë që të hënën kampionët e Anglisë do të luajnë ndaj WBA-së në kampionat. Trajneri italian ka një kontratë me Chelsea që skadon në verën e 2019-ës, ndaj ai shprehet se është totalisht i fokusuar te puna me skuadrën dhe mendon se marrëdhënia klub-trajner është më e rëndësishme se fitorja e trofeve.

Trajneri Antonio Conte feston

Unë mendoj se një klub vazhdon të punojë me një trajner jo për shkak të trofeve që ai arrin të fitojë përgjatë një sezoni, por sepse kanë besim tek ai. Dhe më pas se bashku ndërton diçka me të. Ttë fitosh nuk është gjithçka, pasi të arrish te fitorja nuk është e lehtë, sidomos në Angli, ku është shumë e vështirë. Në vizionim tim, mund të fitosh mjaft trofe e ndeshje, por në të njëjtën kohë nuk je i lumtur të jesh në atë klub, ndaj mund të largohesh në çdo moment. Në të njëjtën kohë, klubi mund të besojë te trajneri edhe kur ai nuk fiton dhe së bashku ndërtojnë diçka të rëndësishme për të ardhmen. Ka dy rrugë, ajo inteligjente dhe ajo e gabuar. Nëse klubi vendos të më largojë, do të thotë që nuk janë të lumtur me punën time”, tha Conte.

Më shumë nga Futboll