Futboll

Conte për Costa: Nuk e harroj që kemi fituar së bashku…

Antonio Conte ka falënderuar Diego Costa për kohën e kaluar te Chelsea duke i dhënë atij një lamtumirë të ëmbël përpara kalimit te Atletico Madrid. Dyshja punoi së bashku në sezonin e kaluar kur Chelsea fitoi titullin kampion në Premier League. Megjithatë, gjatë verës italiani i komunikoi qendërsulmuesit me një sms, që nuk bënte më pjesë në planet e tij. Tani që Costa ka shkuar nga Brazili në Madrid, për të firmosur për Atletico, Conte tha: “Unë mendoj se e kam për detyrim moral dhe profesional ta falënderoj për atë që ka bërë për klubin tonë. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen.”

“Ndaj Stoke është ndeshja jonë e tretë në shtatë ditë dhe më pas do të kemi dy ndeshje të tjera në shtatë ditët e ardhshme, kundër Atletico Madrid dhe kundër Manchester City. Janë teste të rëndësishme për skuadrën time.”

Më pas, italiani shtoi: “Unë për momentin nuk mendoj se është e rëndësishme të vazhdojmë të flasim për këtë temë dhe uroj të jetë hera e fundit, me që Costa zgjodhi të vazhdojë karrierën te Atletico. Ka kohë që nuk mendoj për këtë. Unë po punoj me futbollistët e mi dhe jam shumë i lumtur që punoj me këta futbollistë. E kaluar nuk është e rëndësishme, unë shoh gjithmonë nga e ardhmja. Ne bëmë mirë në sezonin e kaluar. Nuk do t’i harroj të gjithë ata me të cilët fituam së bashku. Costa ishte pjesë e jona, por e ardhmja e të dyve është larg njëri-tjetrit.”

Chelsea manager Antonio Conte is relieved the Diego Costa chapter is coming to an end

Chelsea do të ndeshet me Stoke në Premier League. Conte shtoi: “Me siguri që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata fituan kundër Arsenal dhe më pas barazuan kundër Manchester United. Kjo do të thotë se Stoke është një skuadër shumë e mirë dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes. Po e përgatisim ndeshjen ashtu si duhet. Eshtë ndeshja jonë e tretë në shtatë ditë dhe më pas do të kemi dy ndeshje të tjera në shtatë ditët e ardhshme, kundër Atletico dhe kundër Manchester City. Janë teste të rëndësishme për skuadrën time.”

Më shumë nga Futboll