Premier League

Conte: Rregulli i ri për merkaton i drejtë, Zappacosta…

Antonio Conte pranon se rregulli i ri për të mbyllur merkaton përpara se të fillojë sezoni i ri është shumë i mirë dhe ka siguruar se blerja e re Davide Yappacosta është gati për Chelsea-n. “Jam dakord me vendimin e Federatës Angleze. Është një vendim i mirë,” shprehet trajneri italian në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Leicester City të shtunën.

“Në Itali këndvështrimi është i njëjtë. Merkato është e vështirë për trajnerin, ti pret për lojtarë të rinj ndërsa të tjerë largohen. Nuk e dua këtë periudhë. Sa më e shkurtër aq më e mirë.”
Image result for zappacosta

“Zappacosta? Ai luajti ndaj Izraelit, duke treguar se ishte në një kondicion të mirë. Kam punuar me të dhe ai e di stilin tim të futbollit. Ai është një lojtar i mirë, një lojtar i ri. Ai mund të përmirësohet akoma. Ai është një mbrojtës i djathtë, por mund të luajë edhe në të majtë. Ai është gati dhe do ta shihni shumë shpejt. Kjo është një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tij në një klub të madh.”

“Torino është një klub i mirë me histori të madhe. Ka presion edhe aty, por të luash në një shtet tjetër nuk është e thjeshtë. Ai ka karakteristikat e tyre.”

Image result for zappacosta

Më shumë nga Premier League