• “Conte u bë keq kur Juventus arriti në finalen e Championsit”

    Publikuar: 14 Dec 3:07

    Mina Rzouki, gazetare e njohur e BBC, ka zbuluar një prapaskenë që ka pasur lidhje pikërisht me arritjen e Juventus në finalen e Champions League, në sezonin 2014/15. Gazetarja ka thënë se ka pasur një buisedë me Fabio Paratici-n, drejtori sportiv i Juventus-it, ku ai i ka folur për zilinë e shprehur nga ish-trajneri i bardhezinjve Antonio Conte, në kohën kur ishte trajner i Italisë. Më pas golat e Rakitic, Suarez dhe Neymar i kanë dhuruar Barcelonës kurorën e pestë europiane, por kjo është një histori tjetër.

     


     

    “Në 2015-ën, kur Allegri ka udhëhequr skuadrën në finalen e Champions League, – ka thënë gazetarja, duke cituar dialogun e zhvilluar mes saj dhe Paraticit, – Conte është mërzitur”. Deklarata të rënda. Më pas Paratici duket se ka theksuar diferencat e mëdha që ekzistojnë mes dy trajnerëve: “Janë dy persona të kundërt. Conte flet për futboll 24 orë në 24, duke të përfshirë në gjithçka që bën. Allegri, nga ana tjetër, merr vendime në 3 minuta dhe flet për çështje që kanë lidhje me fushën vetëm gjatë mbledhjeve teknike”.

    Këto “zbulime” kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të klubit bardhezi, sipas të cilit bëhet fjalë për një rrëfim fantazie. “Nuk e di as se kush është ajo gazetare, nuk e kam takuar kurrë”, ka thënë Paratici.


     


    Lexo postimet e tjera