Futboll

Copa del Rey / Real nuk bind por “magjia” e Asensio i jep fitoren në fund

Real Madrid ka arritur të fitojë me një rezultat të ngushtë 1-0 ndaj Leganes. Duhej pritur minuta e 89’ për të parë golin e fitores të shënuar nga Asensio. Me këtë rezultat Real do ta ketë të lehtë të kalojë në gjysmëfinale pasi do t’i duhet të paktën një barazim për të t’u kualifikuar ndaj një skuadre të një niveli të ulët si Legane-s.

Megjithëse Los Blancos dominuan ndeshjen duhej pritur minuta e 35’ për të parë shansin e parë real për gol, dhe ai erdhi nga Kovacic i cili brenda zonës u tregua i rrezikshëm por i pasaktë. Pas pushimit ishte e njëjta histori, megjithëse kishte raste që vendasit dilnin përpara dhe në minutën 59’ pati një mundësi të mirë me Naranjo por goditja e tij prite nga portieri.

Nga gjysma e pjesës së dytë situata u bë e nxehtë teksa në një hark kohor prej tre minuta ishin tre mundësi shumë të mira për të zhbllokuar rezultatin, dy nga Leganes dhe një nga Real. Por duhej pritur minuta e 89’ kur Asensio lëshon një predhë të pakapshme nga brenda zonës duke i dhënë fitoren miqve.

Gjithsesi, kriza është duke qarkulluar aty pranë dhe me një fitore kaq të vështirë ndaj Legane-s mesa duket situata do të mbetet e njëjtë pasi forma e skuadrës vazhdon të lërë për të dëshiruar.

 

Më shumë nga Futboll