Europa League

Coppenhagen-Atletico Madrid luhet 11 vite më pas…

Më shumë se 11 vite nga përballja e zhvilluar në fazën më grupe të asaj që njihej si Kupa UEFA në atë kohë, Copenhagen dhe Atletico Madrid do të ndeshen përsëri në “Parken Stadium” në ndeshjen e parë të 1/16-ve të Europa League. Atletico, që nuk ka arritur të kualifikohet nga grupet e Champions League për hetë të parë në pesë vite, do të paraqitet në një formë të mirë sfidën e së enjtes.

Skuadra e Diego Simeone, në fakt,l ka fituar tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat, duke ngushtuar me shtatë pikë diferencën me Barcelona-n. Kampionët e Danimarkës, Copenhagen, kanë dalë të dytët në Grupin F të Europa League dhe kanë arritur të kualifikohen për 1/16-at për vitin e dytë radhazi.

Kjo do të jetë përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave, me Atletico që ka fituar 2-0 në Kopenhagen, në dhjetorin e 2007-ës. Danezët nuk kanë fituar kurrë kundër një ekipi spanjoll në kompeticionet europiane (4 barazime, 6 humbje). Copenhagen ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit europiane që ka luajtur në shtëpi.

Më shumë nga Europa League