Futboll

Costa drejt Atletico, zvogëlohen shanset e Milan…

Costa drejt Atletico, zvogëlohen shanset e Milan…

Me mbërritjen e Nikola Kalinic është e vështirë që Milan mund të marrë një tjetër sulmues, edhe pse Marco Fassone nuk e ka mbyllur derën plotësisht. Një tjetër nga objektivat, Diego Costa, është gjithnjë e më larg. Pas disa vështirësive në ditët e para, duket se më në fund është zhbllokuar marrëveshja për transferimin e spanjollit të lindur në Brazil te Atletico Madrid.

Image result for diego costa atletico

Në fakt, “Los Colchoneros” janë gati të shpenzojnë 45 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuese, sipas asaj që bën të ditur radio “Onda Cero”. Spanjollët, gjithsesi do të presin që sulmuesi dhe Chelsea të zgjidhin punët e tyre të brendshme. Gjithsesi, pista Milan është ftohur përfundimisht dhe Montella duket të pajtohet me faktin që do të ketë në dispozicion tre qendërsulmues: Silva, Kalinic dhe Curtone.

“Skaneri” i Seria A / Milani dhe Juventusi rrisin shpenzimet në rekord: 790 milionë

Më shumë nga Futboll