Seria A

Costa: Falë meje Higuain do të shënojë 40 gola

Douglas Costa ka zbarkuar në futbollin italian pas eksperiencës në Bundesligë: “Është kampionati ideal për mua, më pëlqen shumë. Shpresoj të përshtatem shpejt edhe pse nuk më pëlqen shumë kontakti fizik dhe këtu ndodh shpesh. Kam folur me Alex Sandro sepse kemi luajtur bashkë në kombëtare. Vidal? Është një mik i madh dhe më ka thënë se Juventus është një klub i madh me shumë tifozë. Kam ndjekur edhe këshillën e tij”, ka thënë braziliani.

“Kjo skuadër fiton gjithmonë dhe këtu mund të rritem shumë si lojtar. Kam ardhur në vendin e duhur në momentin e duhur. Nuk jam larguar nga Bayern për shkak të Ancelotti-t, përkundrazi, ai është një njeri shumë i mirë. Doja të luaja më shumë dhe të përmirësohesha dhe, sipas mendimit tim, ishte momenti i duhur për t’u larguar. Në fund të sezoni është Botërori dhe duhet të luaj më shumë për të pasur një mundësi. Gjithsesi, e falënderoj Bayern dhe Ancelotti-n”.

Kalimi i tij tek Juventus mund të ndihmojë shumë Higuain: “Gonzalo është një sulmues që më pëlqen shumë. Do të shënojë 40 gola falë meje? Ka mundësi që këtë vit të shënojë më shumë se vitin e kaluar. do t’i jap shumë asiste dhe shpresoj të përsëris vitin e shkëlqyer që kam pasur në krah të Luiz Adriano te Shakhtar. Bonucci? Ishte një lojtar i rëndësishëm, por nuk më takon mua të gjykoj këto situata”. Douglas Costa nuk e ka fituar akoma Champions-in: “Është një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar. Shpresoj që martesa ime me Juventus të mund të sjellë këtë trofe”.

Më shumë nga Seria A