La Liga

Costa nuk zhgënjen, muaji i çmendur tek Atletico është mbyllur me një trofe

Diego Costa duket se ka rikuperuar shumë shpejt kohën e humbur, që nga debutimi i tij i dytë me Atletico Madrid muajin e kaluar. Ish-sulmuesi i Chelsea është kthyer te bardhekuqtë pas tre sezonesh të kaluar në “Stamford Bridge”, por për shkak se FIFA kishte bllokuar merkaton e madrilenëve, ai nuk mund të luante para janarit.

Rikthimi i tij më ekipin e Simeone-s mund të thuhet se ka qenë i çmendur. 29-vjeçari ka shënuar pesë minuta pas debutimit të tij, i aktivizuar nga stoli në në vend të Correa në ndeshjen e luajtur kundër Lleida Esportu muajin e kaluar, në Kupën e Mbretit. Në ndeshjen e radhës, ai shënoi përsëri dhe menjëherë më pas mori kartonin e dytë të verdhë për shkak se shkoi të festonte me tifozët. Tani, Diego Costa është vlerësuar me çmimin Lojtari i Muajit Janar i Atletico Madrid. Me pak fjalë, 31 ditë të zkoanshme për spanjollin pas kthimit në detyrë.

Costa ndihmoi Chelsea-in të fitonte dy tituj në Premier League në tre sezone para se të largohej nga Conte verën e kaluar. Mendoni se kampionët në fuqi të Anglisë janë penduar për largimin e tij? Jepni përgjigjen tuaj në seksionin e komenteve.

Më shumë nga La Liga