Connect with us

Bundesliga

Costa zbulon dy dëshirat e tij për vitin 2017

Festat përfunduan, tani Douglas Costa dëshiron të jetë “hiti” i Bayern-it! “Raketa” e rekordmenëve është një ndër më të preferuarit e tifozëve dhe sivjet garanton se do të jetë në kulmin e tij. “2017-a do të jetë viti im, sepse kam kaluar dy vite në Mynih dhe jam integruar më shumë. Edhe te Shakhtar Donetsk m’u deshën dy vite për të luajtur mirë”, – u shpreh braziliani për të përditshmen gjermane “Bild”. Në vitin 2015, Bayern pagoi 30 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili që në fazën e parë shënoi dy gola dhe dha 12 asiste.

Pas kësaj, Costa pësoi vetëm rënie, pasi u dëmtua disa herë në kofshë. Problemet muskulore e shoqëruan edhe gjatë këtij sezoni, por tani ai ndihet në 100% të formës së tij, siç e dëshmoi në tri ndeshjet e fundit të 2016-s. Dëshira e tij për vitin e ri është e ditur. “Dua Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve. Kaq do të ishte shkëlqyeshëm”, – tha ai duke qeshur. Por Costa nuk ndalet me kaq. Ai ka edhe ëndrra personale. “Të shpallem ‘Lojtari evropian i vitit’? E mundshme!” – shtoi këmbëshpejti. Epo, paç fat, Dog!

 

[interaction id=”586be8074f601b09292243c9″]

 

Më shumë nga Bundesliga