• Costa zbut sherrin: Pedro, si vëlla për mua

    Publikuar: 5 Jan 5:20

    Diego Costa ka dalë para gazetarëve për të shpjeguar debatin me tone të larta, që pati me shokun e skuadrës Pedro, gjatë humbjes 2-0 që Chelsea pësoi ndaj Tottenham në “White Hart Lane”, duke thënë se spanjolli është si një vëlla për të. Dy lojtarët e Chelsea patën një shkëmbim të ndezur fjalësh me njëri-tjetrin në fillim të ndeshjes së humbur në veri të Londrës, të mërkurën në mbrëmje, pas një vendimi të Pedro, por të mos shkuar në një korridor të lirë që ju sugjeruar nga Diego Costa. Në fillim u duk se Pedro do të krijonte hapësirë për Costa, që sulmuesi të përdorte këmbën e djathtë, por ish-sulmuesi i Barcelonës vendosi të qëndrojë në vend dhe jo të futej në mes të mbrojtjes së spursave.

    Pedro refused to back down when faced with both barrels by the incensed centre forward Costa was not happy that Pedro had not made a run into the channels during the first-half The Blues pair were still disputing the miscommunication long after the incident took place The former Atletico Madrid striker says his rift was little more than emotions running high

    Duke folur një ditë pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, sqaroi: “Nuk ndodhi asgjë. Nuk u morrëm vesh me njëri-tjetrin, ishte një keqkuptim. Kur ke një marrëdhënie besueshmërie dhe të afërt me një shok ekipi është normale që të ndodhin diskutime të tilla. Ishte një moment normal loje, ndoshta nervozizmi, por asgjë më shumë. Unë i thashë: “Duhet të shkoje atje, përse nuk shkove?” Ai mu përgjigj: “Shkova”. I thashë që nuk kishte shkuar. Kaq. Pedro është si një vëlla për mua dhe e duam njeri-tjetrin. Po luanim ndaj një kundërshtari shumë të fortë, në fushën  tyre. Në ato momente e kuptuam atë që dinim, se do të ishte ndeshje shumë e vështirë. Bëmë dy gabime para portës dhe në momentin që nuk arritëm të shënojmë kjo na kushtoi duke na çuar drejt humbjes.”


    Lexo postimet e tjera