Connect with us

Merkato

Coutinho dhe Dele Alli te Barça, Aubameyang te Liverpool dhe… efekti “Neymar”

Transferimi Neymar është kompletuar, me brazilianin që ka shkuar te PSG për shifrën rekord 222 milionë euro. Ish ylli i Barcelona-s ka shkaktuar një tërmet në botine  futbollit kur ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Camp Nou”. Por tani gjithçka është konkretizuar, me “O Ney” do të fitojë 500.000 sterlina në javë në Ligue 1. Dhe tani fillon argëtimi. Në fakt, pas largimit të Neymar nga Barcelona, klubi spanjoll do të duhet ta zëvendësojë atë me një emër të rëndësishëm, duke shkaktuar një efekt zinxhir në kampionatet kryesore të Europës. Këto janë shtatë transferimet e mundshme që mund të kthehen në realitet pas shitjes rekord të Neymar:

 

PHILIPPE COUTINHO

Nga Liverpool te Barcelona

 

Nuk është një sekret se Barcelona ëndërron ta zëvendësojë Neymar me yllin e “Të Kuqve” Coutinho, për të cilin kanë bërë edhe një ofertë 100 milionë euro në fillimin e kësaj jave. Megjithatë, Jurgen Klopp ka bërë të ditur se braziliani nuk do të shkojë asgjëkund. Gjithashtu, drejtuesit e Liverpool kanë refuzuar edhe një ofertë që përfshinte Andre Gomes, Rafinha plus para gjatë kësaj vere. Problemi i vetëm për anglezët është dëshira e lojtarit, i cili mund të tundohet nga prestigji i katalanasve.

 

DELE ALLI

Nga Tottenham te Barcelona

Talenti anglez do të ishte më shumë një zgjidhje për mesfushën, por zërat nga Spanja kanë sugjeruar se Barça mund të vihet në lëvizje edhe për Alli. Me Klopp që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Coutinho, katalanasit shpresojnë që Alli të jetë zgjedhja e duhur për të ardhmen. Edhe këtu problemi kryesor përfaqësohet nga klubi, me Tottenham që nuk ka probleme financiare dhe që sigurisht nuk mendon t’i thotë lamtumirë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

 

MARCO VERRATTI

Nga PSG te Barcelona

Barcelona interesohet prej kohësh për yllin e PSG, Marco Verratti. Pasi francezët shpenzuar 222 milionë euro për Neymar, ata mund të jenë më të prirur ndaj idesë për ta lënë të lirë mesfushorin italian. Edhe pse, për momentin, katalanasit janë në kërkim të një sulmuesit për të zëvendësuar brazilianin, Verratti do të vazhdojë të mbetet në radarin e tyre.

 

ANTOINE GRIEZMANN

Nga Atletico Madrid te Barcelona

Sulmuesi francez Griezmann dukej shumë afër transferimit te Manchester United këtë verë. Por situata ka ndryshuar pasi UEFA ka bllokuar merkaton e Atletico Madrid deri në janarin e ardhshëm. Ai vendosi të qëndrojë edhe për një vit tjetër, deri në momentin që klubi do të gjente një zëvendësues për të. Barça, gjithsesi, po mendon të paguajë klauzolën e Antoine, për të siguruar menjëherë një emër të madh. Ousmane Dembele është një tjetër objektiv i mundshëm, ashtu si Paulo Dybala dhe Kylian Mbappe.

 

PIERRE-EMERICK AUBAMEYANG

Nga Borussia Dortmund te Liverpool

Ai është përfolur shumë për një ribashkim me Klopp, që ka punuar me Aubameyang në Gjermani. Por humbja e mundshme e Coutinho do të bënte që trajneri i Liverpool ta investonte shumë e përftuar nga shitja e brazilianit te një lojtar si Aubameyang. Edhe pse do të ishte një investim i madh, Liverpool do të kishte një nga sulmet më të frikshëm të Europës.

 

NABY KEITA

Nga Leipzig te Liverpool

Leipzig ka refuzuar disa oferta të bëra nga LIverpool për mesfushorin dhe të dy klubet duket se kanë rënë dakord që lojtari të qëndrojë në Gjermani edhe për një sezon. Por, nëse Coutinho do të largohet, Klopp do të kërkojë të përforcojë mesfushën dhe Keita mbetet zgjedhja e tij e parë. Gjithashtu, do të mbeteshin në dizpicion para edhe për një blerje tjetër.

 

Lucas Moura

Nga PSG te Liverpool

Për shkak të investimit të madh që PSG ka bërë për Neymar, klubi francez do të duhet të shesë për të rregulluar bilancin. Një nga ata që mund t’i thotë lamtumirë Parisit është Lucas Moura, i cili do të ishte zëvendësuesi perfekt i Coutinho, gjithmonë nëse ky i fundit di të shitet.

Më shumë nga Merkato