Futboll

Coutinho është “thesar” për Liverpool, ekstra £27.2 milionë nga tre klauzola me Barçan

Transferimi i Philippe Coutinho te Barcelona gjeneroi një fitim prej plot £142milionë. Futbollisti i përfaqësueses së Brazilit ishte përndjekur prej disa muajsh nga ekipi katalanas deri kur arritën të bindin klubin anglez që të lërë të lirë Coutinhon.Sikurse rezulton, të Kutë nuk po e ndjejnë aspak mungesën e brazilinait, pasi Mohamed Salah me shokë po vijojnë dominimin mes ekipeve më të mira në Premier League. Në fakt, Liverpool mund të vijojë të përfitojë nga shitja e Coutinho, pavarësisht se braziliani u transferua te Barcelona që në janar të sezonit të kaluar. Referuar raportimeve të “Daily Mirror”, ekipi i udhëhequr nga Jurgen Klopp mund të përfitojë edhe £27.2 milionë nga Barcelona, për shitjen e Coutinhos, por vetëm nëse do të piqen kushtet për aplikimin e tre klauzolave të vendosura në marrëveshjen e transferimit.

Klauzola 1– Në momentin kur Coutinho të regjistrojë 110 aktivizime me Barcelonën, atëherë Liverpool do të arkëtojë menjëherë £17.6milionë. Shuma do të paguhet nëpërmjet katër kësteve, duke bërë që të Kuqtë të paguhen £4.4milionë çdo herë që braziliani arrin kuotën e 25 ndeshjeve të luajtura. Në momentin kur Barcelona luajti kundër Real Vallodolid në fund të gushtit, Coutinho arriti zyrtarisht kufirin e parë sportive, duke bërë që ish-klubi i tij, Liverpool të jetë më afër shpërblimit të mbetur në shumën £13.2milionë për aktivizimet.

Klauzola 2- Duket shumë e thjeshtë, por nëse Barcelona kualifikohet për në Champions League, Liverpool do të arkëtojë £4.4milionë të tjera. Në fakt, këtë shumë të njëjtë të Kuqtë e përfituan në fillim të këtij sezoni, duke bërë që procesi të finalizohet gushtin e ardhshëm, nëse Barcelona do të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Sa për referencë, dështimi i fundit i Barcelonës për tu kualifikuar në Champions daton në edicionin e vitit 2003, kur u klasifikuan të 6-ët në kampionat. Një vit më pas blenë Ronaldonhon dhe fituan trofeun e Champion në vitin 2006.

Klauzola 3- Do të jetë ekstremisht e vështirë të realizohet e treta, nëse më parë nuk arrihet klauzola e dytë, por nëse Barcelona fiton trofeun e Champions League, do të gjenerojë automatikisht para edhe për Liverpool. Nëse katalanasit do të arrijnë të fitojnë trofeun më të çmueshëm europian për klubet, të cilin e kanë siguruar për herë të fundit në vitin 2011, atëherë Liverpool do të fitojë £4.4milionë të tjera.

Më shumë nga Futboll