Premier League

Coutinho magjik, Liverpool “ngec” në fushën e Newcastle

Newcastle ka marrë një barazim 1-1 të rëndësishëm në shtëpi kundër Liverpool, me këta të fundit që kanë marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. “Të Kuqtë” janë në vendin e shtatë në renditje me 12 pikë, shtatë larg kreut që mbahet nga dyshja City-United.

Ndeshja e zhvilluar në “St. James Park” është zhbllokuar me një magji të brazilianit Philippe Coutinho, i cili ka mposhtur portierin e vendasve me një goditje të jashtëzkonshme me të djathtën nga jashtë zone. Ky ka qenë goli i tij i 17-të nga jashtë zone që nga debutimi në Premier League, të paktën tre më shumë se çdo lojtarë tjetër. Megjithatë, gëzimi i lojtarëve të Klopp ka zgjatur vetëm tetë minuta, me bardhezinjtë që kanë gjetur golin e barazimit me Joselu, i cili ka kapur në befasi mbrojtjen mike dhe ka qenë me fat në momentin e realizimit.

Liverpool ka dominuar në mbajtjen e topit edhe në pjesën e dytë, por nuk ka arritur të gjejë golin e fitores, teksa skuadra e Rafa Benitez është mbrojtur mirë dhe ka arritur të marrë një pikë me shumë vlera.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League