RUSI 2018

Coutinho nuk gjen paqe: Dhimbja është e njëjtë

“Kanë kaluar disa ditë dhe dhimbja është e njëjtë”. Philippe Coutinho ka thyer heshtjen dhe rrëfen hidhërimin e tij nëpërmjet Instagram-it për eliminimin e Brazilit në Kupën e Botës.

“Ky grup meritonte të ishte akoma në Rusi për gjithë punën e bërë, – ka thënë ylli i Barcelona-s. – Jam shumë krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre”.

“Falënderoj të gjithë popullin brazilian për mbështetjen që më ka dhënë që në fillim dhe për të gjithë mesazhet pozitive në këtë moment. Tani duhet të marrim veten dhe të kthehemi më të fortë. Krenar që jam brazilian”.

Më shumë nga RUSI 2018