Premier League

Coutinho rikthehet në stërvitje, Klopp e prezanton si blerje të re

Jurgen Klopp insiston se Philippe Coutinho nuk ka bërë asgjë të pafalshme por ka shpjeguar pse braziliani nuk do të përfshihet ndaj Manchester City. Numri 10 i Liverpool është rikthyer në qendrën stërvitore të Melwood dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Të Kuqtë që prej dëmtimit në kurriz më 1 gusht. Kjo është hera e parë që stërvitet me grupin pasi kërkoi largimin te Barcelona. Klopp është takuar me Coutinho gjatë së enjtes dhe ka shpjeguar se diskutimi i tyre ishte pozitiv, dhe trajneri gjerman ka thënë se nuk do të ketë probleme.

“Ndarja nuk ishte e lehtë, por kjo është merkato e verës. Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit që ndodhin gjëra të tilla në merkato. Jo të gjitha gjërat që janë shkruar nëpër gazeta janë të vërteta.”

Barcelona target Philippe Coutinho was back in Liverpool training on Thursday 

“Por asgjë nuk është e pafalshme. Është diçka normale. Ai erdhi ditën e djeshme, madhe as nuk më duhej t’i thosha asgjë. Nuk e dimë se sa gjatë do të luajë për klubin por nga ana ime nuk ka asnjë problem.  Ditën e djeshme në dhomat e zhveshjes thash ‘çuna, përshëndetni dy prurjet  e reja: Alex dhe Phil.’ Ai e do shumë futbollin, po ashtu edhe klubin kështu që nuk ka probleme. Patëm një bisedë shumë të mirë. Por kam vendosur ta lë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj City-t në mënyrë që të stërvitet më gjatë dhe të rikthehet në formën që ishte.”

Klopp said Alex Oxlade-Chamberlain (centre) needs time to adapt to the squad 

Më shumë nga Premier League