Connect with us

Futboll

Coutinho zbulon prioritetin e Liverpool!

Philippe Coutinho tha se prioriteti i Liverpool në këtë sezon është të sigurojë kualifikimin për në Champions League. “Të kuqtë” e nisën kampionatin duke garuar për titullin deri në fund të vitit 2016, por një ecuri e dobët në vitin 2017 e ka detyruar ekipin e Klopp të zbresë me këmbë në tokë, nisur edhe nga eliminimi në të dy Kupat e Anglisë dhe distanca e madhe me Chelsea kryesues të kampionatit. Megjithatë, Liverpool fitoi në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham, duke dhënë një sinjal ringjalljeje, teksa Coutinho u kujton tifozëve është rikthimi në Champions League.

HD Phil Coutinho

“Në të fillim të sezonit objektivi që caktuar ishte kualifikimi për në Champions League në sezonin e ardhshëm, – tha Coutinho për faqen zyrtare në internet të Liverpool. – Eshtë e rëndësishme për Liverpool të luajë në këtë veprimtari, të matet me skuadrat më të mëdha dhe padyshim që për ta arritur këtë synim na duhet të japim maksimumin.” Liverpool korrigjoi disa probleme në mbrojtje, duke fituar 2-0 ndaj Tottenham, por në ndeshjen e fundit prapavija ka pasur probleme

Coutinho claims top-four finish, not title push, was always Liverpool's target

“Ne duhet të jemi të përqendruar që nga minuta e parë, – shtoi Coutinho. – Nuk ishim 100% të përqendruar te ndeshja ndaj Hull, nuk e di përse, por janë gjëra që ndodhin. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, por në Premier League po gabove një pjesë loje e ke thuajse të pamundur të marrësh pikë. Ne duhet të marrim shembull nga fitorja e fundit kundër Tottenham ku luajtëm mirë që nga minuta e parë.”

Më shumë nga Futboll