Futboll

Coutinho”out”, Barcelona konfirmon mungesën disa-javore

Barcelona ka konfirmuar se Philippe Coutinho do të mungojë deri në 3 javë, për një dëmtim në kofshë.

Mundo Deportivo raportoi fillimisht se braziliani pati një dëmtim të lehtë në ndeshjen ndaj Interit dhe pritej të mungonte për një ndeshje.

Megjithatë, vetë klubi katalanas ka publikuar një raport mjekësor ku shkruhet: “Kontrollet e kryera këtë mëngjes konfirmuan se Coutinho ka një këputje të lehtë në muskulin e kofshës së majtë. Riaftësimi i tij do të zgjatë rreth 2-3 javë”.

Kjo do të thotë se Coutinho do të humbasë ndeshjet me Brazilin, këtë muaj, si dhe ndeshjen kundër Betisit këtë fundjavë, ndërsa është në dyshim edhe për sfidat kundër Atletico Madrid e PSV.

Këtë sezon Coutinho ka shënuar 5 gola e ka dhënë 4 asiste në 16 ndeshje.

Më shumë nga Futboll