Gossip

CR7, 20 mijë euro bakshish dhe një kërkesë për stafin e hotelit

Zbarkimi i Cristiano Ronaldo-s në Serinë A mund të pasurojë futbollin italian me kampionë të tjerë? Po, kjo mundësi ekziston. Ajo që është e sigurt, kudo që CR7 shkon, ekonomia rritet. Mjafton të pyesësh stafin e resorit në Greqi, ku kampioni portugez ka kaluar pushimet.

Sipas “The Sun”, në fakt, Cristiano ka lënë një bakshish 17,800 sterlina, të barabartë me 20 mijë euro, stafit që është përkushtuar për t’ia bërë sa më të pëlqyeshëm qëndrimin në tokën greke. Një bakshish që është shoqëruar me kërkesën që të ndahet në mënyrë të barabartë mes pjesëtarëve të strukturës.

Duket se ky gjest bujarie ka ardhur nga efikasiteti dhe cilësia e personelit të hotelit, që, përveç çekut të majmë, do të përfitojë edhe në aspektin e imazhit. Në fakt, një vlerësim pozitiv i një personazhi si CR7, vlen më shumë se çdo bakshish: shumë vip mund të ndjekin gjurmët e tij dhe të pasurojnë arkat e strukturës.

Ky resort do të jetë pjesë e historisë së futbollit pasi aty është konsumuar operacioni i shekullit, kur Andrea Agnelli ka shkuar për t’u takuar me Ronaldo-n dhe për të mbyllur marrëveshje. Gjithmonë në Greqi ka ardhur një nga bakshishet më të mëdha të të gjithë kohërave.

Mund të duket një shifër e ekzagjeruar, por është më se e përballueshme për Cristiano Ronaldo. Mjafton të mendosh se ai fiton 80 mijë euro në ditë. Sigurisht ka qenë një gjest i edukuar dhe që tregon respekt për punën e tjetrit. Një kampion, nga ana tjetër, njihet edhe nga këto gjeste. Ajo që për Ronaldo-n mund të jetë një shumë e vogël, është shumë për ata që kalojnë verën duke punuar.

Më shumë nga Gossip