Connect with us

Futboll

CR7 konfirmon për Ramos vendimin për largim, Mendez ia komunikon presidentit Perez

Kërcënimi i Cristiano Ronaldo, që kërkon të largohet nga Real Madrid dhe Spanja, çdo ditë që kalon bëhet gjithmonë e më i besueshëm dhe real, me gjasa për të ndodhur në një kohë të shkurtër ose mesatare. Sipas Gol’s “Golazo”, ylli portuguez ka kontaktuar në telefon me Sergio Ramos. Po sipas pretendimeve të të njëjtit burim, raportohet se kapiteni i Real Madrid e ka pyetur sulmuesin katër herë fitues të “Topit të Artë”, mbi vërtetësinë e pretendimeve në lidhje me largimin e tij dhe CR7 ka konfrimuar gjithçka.

Rezultate imazhesh për Jorge mendez florentino perez real madrid

Cristiano supozohet se i ka raportuar Ramos-it dëshirën e tij të palëkundur për tu larguar nga Real Madrid, i ngopur me trajtimin e keq, që sipas portugezit, ai ka marrë nga Thesari i Spanjës dhe mëpas edhe nga drejtuesit e Real Madrid, pasi ai mendon se klubi duhej ta kishte mbrojtur atë më me forcë. Gol El Golazo ka zbuluar gjithashtu se menaxheri i CR7, Jorge Mendes, ka kontaktuar me klubin, më konkretisht direkt me presidentin Florentino Pérez. Gjatë bisedës, Mendes aludohet se i ka trasmetuar presidentit Perez dëshirën e palëkundur të Ronaldos për të ndërprerë kontratën me Real Madrid dhe të largohet nga Bernabeu.

Më shumë nga Futboll